Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, prillin e këtij viti ishte përfshirë në një aksident trafiku.
Ajo kishte goditur një fëmijë, i cili kishte marrë lëndime të lehta trupore.
Lexo edhe:
Muaj më pas Hajdari ka folur pë akisdentin në fjalë.
“Unë nuk e kam ditur se duhet ta njoftojë opozitën, por e kam ditur se duhet ta njoftoj Policinë”, ka thënë Hajdari në Kanal 10, shkruan Gazeta Insajderi.
“E lash motrën në veturë e thirra Policinë, dhe shkova pas vajzës me kuptu çka ka ndodh, takova nënë e saj, e thirrëm emergjencën. Kam dhënë deklaratë në Polici, dhe tash është në duar të Policisë”.
Hajdari është shprehur e sigurt se nuk e ka tekaluar shpejtësinë në momentin e aksidentit.
“Fëmiu është ndeshur në derën time, jo përpara. Rastin duhet ta vërtetojë Policia, tash është puna e tyre”.
Lexo edhe:
Ministrja ka thënë se e ka përjetuar rëndë aksidentin.
“Kam qenë tejet e shqetësuar. Nuk kisha dasht të lëshohem në elaborime të tjera”.