×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hajdari reagon pasi PDK e dërgoi në Kushtetuese edhe një ligj të Qeverisë Kurti

    Insajderi
    10 November 2023 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

    Ajo tha se Raportit i Progresit, ndër të tjera e përmend si progres pikërisht këtë ligj.

    “Opozita paska dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Investime të Qëndrueshme, duke tentuar t’a bllokojë, e të cilin Raporti i Progresit i Komisionit Evropian e vlerësoi si progres për vendin tonë.Për çudi, ky informacion u bë lajm një ditë pas publikimit të Raportit të Progresit, e i cili për koincidencë, ndër të tjera përmend si progres pikërisht këtë ligj.

    Hajdari tutje ka thënë se ky ligj është në përputhje edhe me Rregulloren (BE) 2019/452 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian, e 19 marsit 2019, për themelimin e kornizës për verifikimin e investimeve të huaja direkte në Bashkimin Evropian.

    Hajdari ka shtuar se “ky ligj ka për qëllim të rregullojë promovimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e investimeve vendore, të huaja dhe nga diaspora, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Ligji për Investime të Qëndrueshme parasheh mbrojtjen dhe sigurinë ndaj investitorëve, shqyrtimin e kujdesshëm të investimeve në sektorët prioritarë, kolegjin e Apelit, kujdesin pasues ndaj investitorëve dhe përzgjedhjen e veçantë të investitorëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark