Gleison Bremer e mbylli sezonin herët me Torinon për shkak të një dëmtimi. Dje nuk luajti ndeshjen kundër Romës por ishte në tribunë afër presidentit të Torinos.
Në fund të ndeshjes, braziliani doli në fushë për një xhiro me skuadrën dhe pati mundësinë të fliste edhe me Josè Mourinhon.
Tekniku portugez e ndaloi dhe e pyeti: “A e di se ku do luash vitin e ardhshëm?” Bremer tundi kokën si për të treguar se nuk di gjë, ndërsa portugezi insistoi: ” Hajde te ne, do bësh zgjedhjen më të mirë”, përsëriti tekniku disa herë.
Mbrojtësi buzëqeshi përpara se të largohej. Një komunikim që ndezi ëndrrat e tifozëve të Romës, të cilët shpresojnë që braziliani të transferohet në kryeqytet.