×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hajde zhvendosemi” – Pyetja për dinarin e bën “dhe” Bislimin, zv.kryeministri ikën prej gazetarëve

    Insajderi
    29 March 2024 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj jave në Bruksel.

    I pyetur se cilat kanë qenë propozimet që i kanë dhënë gjatë takimit me kryenegociatorin serb Petar Petkoviç, Bislimi ka refuzuar që të përgjigjet.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , të martën ka thënë se në takimet e sotme me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel u sqaruan detaje të rëndësishme rreth çështjes së dinarit.

    Lajçak shtoi se janë pajtuar të mblidhen sërish javën e ardhshme “me ambicien për të gjetur një zgjidhje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark