×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Hajn i të parës dorë”, përplasje verbale në mbledhjen e Odës së Avokatëve

    Insajderi
    17 August 2023 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mbledhjen e 238-të të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), të enjten, kishte përplasje verbale në mes të kryetarit të OAK-së, Behar Ejupi si dhe kryetarit të degës rajonale të Prishtinës, Nasuf Hasani.

    E gjithë kjo pas propozimit të Hasani që të diskutohet kredibiliteti i Ejupit, përderisa sipas tij i njëjti pa vendim të Këshillit Drejtues ka shpenzuar shumën prej 7 mijë e 71 euro e 3 centë.

    Filimisht, kryetari i Odës kërkoi nga Hasani që të mos pengojë në çështjet e mbledhjes dhe të kryejë siç duhet punën e tij.

    “Nuk je ti mbi Kuvendin, mbi delegatët, je një delegat dhe një kryetar i degës, andaj kryje punën sipas detyrës e jo të merresh me punë tona…, mos na pengo në çështje të mbledhjes”, deklaroi Ejupi raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Mirëpo, pas kësaj Nasuf Hasani iu drejtua kryetarit Ejupi me fjalët “Ti je hajn i të parës dorë”.

    Lidhur me këtë, Ejupi paralajmëroi inicim të procedurës ndaj Hasanit.

    “Po të paralajmëroj që kom me inicu procedurë sipas ligji”, iu drejtua Ejupi.

    Po ashtu, Ejupi tha se Këshilli Mbikëqyrës nuk ka konststuar asnjë shkelje dhe se Kuvendi e ka aprovuar raportin e Këshillit Mbikëqyrës.

    Pas këtyre diskutimeve të ashpra, propozimi i Kryetarit të Degës Rajonale të Prishtinës, Nasuf Hasani u hodh në votim dhe më një votë pro, pesë vota kundër dhe një abstenim, nuk u aprovua propozimi i tij, andaj Këshilli vazhdoi mbledhjen me pika tjera të rendit të ditës.

    Gjatë kësaj mbledhje, me pesë vota pro, 2 abstenime dhe një votë kundër, u miratuan raportet financiare të muajit qershor dhe korrik 2023.

    Hasani pati kundërshtime duke thënë se nuk e di si është e mundur të hudhet një raport i tillë në votim pa u specifikuar disa shuma.

    “Edhe vitin e kalum sa i përket shpenzimit të udhëtimit zyrtar në Poloni këtu këshilli mbikëqyrës ka konstatu se kemi harxhu 3 mijë e 156 euro, e ne si anëtarë të Këshillit Drejtues nuk kemi qasje hiç”, tha ai. I njëjti tha se shpenzimet në Poloni kanë kushtuar 2 mijë e 999 euro, ndërkaq lidhur me shpifjet e bëra tani më ka dërguar padi në Gjykatën Themelore dhe pret që gjykata të vendos sipas fakteve dhe provave”, tha ai.

    Në këtë mbledhje, me vota unanime Këshilli mori vendim që të aprovojë kërkesën për licencim të avokatëve dhe praktikantëve sipas emrave të lexuar në këtë mbledhje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark