×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hajn, rrenc” – deputetja e LDK’së përplaset me deputetin e VV’së

    Insajderi
    14 March 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, kanë pasur një përplasje verbale mes vete. Shkak për këtë kanë qenë kontratat njëburimore.

    Kjo përplasje ka ardhur pasi deputeti i VV-së Thaci, ka akuzuar deputeten Bajrami se në kohën sa ishte ministre ka nënshkruar katër kontrara një burimore.

    E për këto akuza Bajrami tha se janë gënjeshtra, dhe se as njërën nga ato kontrata nuk i ka nënshkruar.

    Pas fjalimit Bajrami i është afruar në ulësen e deputetit Thaçi duke akuzuar se po e gënjen.

    “Të gjitha çka i the janë gënjeshtra. Ke gënjyer nuk e kam nënshkruar”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark