×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hajnat thyejnë shtëpinë e mërgimtarit nga Amerika, vjedhin stoli ari në vlerë prej 39 mijë eurosh

    Insajderi
    12 December 2022 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hajnat kanë thyer shtëpinë e një mërgimtari i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Rasti ka ndodhur në fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut.

    Sipas denoncimit në polici, atij i janë vjedhur në shtëpi stoli ari në vlerë prej 39 mijë eurosh.

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    “Një pistoletë, stoli ari dhe ora dore. 39 mijë euro vlera sipas ankuesit”, ka deklaruar Veseli.

    Veseli tha se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark