×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hajnat vjedhin në ngrohtoren e Gjakovës kabllo me vlerë 6 mijë euro

    Insajderi
    25 November 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të premten persona të panjohur në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, kanë vjedhur kabllo elektrike me vlerë prej 6 mijë eurosh.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, kabllot në fjalë shërbejnë për gjenerimin e rrymës.

    “Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 24.11.2023 – 09:30. Ankuesja femër kosovare – inxhiniere e ngrohtores së qytetit, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur dy kabllo elektrike me gjatësi 10 metra (2×5 m) në vlerë rreth 6000€ që shërbejnë për gjenerimin e rrymës. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark