×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hajni kapet duke vjedhur në një barnatore në Gjilan

    Insajderi
    28 September 2022 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kamerat e sigurisë në një barnatore në komunën e Gjilanit kanë filmuar momentin kur një hajn ka vjedhur telefonin e një qytetari në barnatore, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një qytetar përderisa po priste ka shfrytëzuar ‘rastin’ për të vjedhur një telefon i cili ishte në tavolinë.

    Personit të cilit i është vjedhur telefoni, K.B ka treguar për Insajderin se rastin tashmë e ka lajmëruar dhe në Polici.

    “Sot rreth orës 12 në një barnatore në Gjilan një person ma ka vjedhur telefonin, rastin e kam raportu në polici”,tha ai.

    Në videon e siguruar nga Gazeta Insajderi, teksa farmacistja  gjendet larg sportelit, shihet personi duke marr telefonin dhe duke e futur në xhep.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark