×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hajredin Kuçi deklarohet për Insajderin, mohon se i është bastisur shtëpia nga Gjykata Speciale

    Insajderi
    07 March 2024 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka mohuar se i është bastisur shtëpia nga Gjykata Speciale.

    Kuçi deklaroi për Gazetën Insajderi se nuk ka pasur asnjë veturë të misionit të EULEX’it në shtëpinë e tij.

    Nuk ka pasur bastisje në shtëpinë time. Lajmi nuk është i vërtetë dhe s’ka pasur asnjë veturë të EULEX apo policisë në shtëpinë time”, tha Kuçi në një prononcim për Insajderin.

    Gjykata Speciale po kryen bastisje në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

    Kuçi ka mohuar këto pretendime pas raportimeve në media se po bastiset edhe shtëpia e tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark