Mbrojtësi qëndror i Kombëtares së Kosovës, pas një super-performance që la pas në ndeshjen Suedi-Kosovë, ka përformuar mirë edhe për klubin e tij zviceran, Sionin.
Në ndeshjen Grasshopers-Sion, ku fitoi ekipi i Hajrizit me rezultat minimal 0-1, mbrojtësi kosovar u zgjodh si lojtari i ndeshjes, shkruan Insajderi.
Hajrizi ka marrë vlerësimin 8,2, i cili pati 77 prekje me top (më së shumti) dhe 89 për qind të pasimeve të sakta.
Krasniqi fitoi dy nga gjashtë duelet ajrore dhe nëntë nga 16 duelet në tokë. Ai mori dy herë topin nga këmbët e kundërshtarit dhe pati nëntë pastrime (clearance).
Përformancë të lartë pati edhe mesfushori kosovar, Donat Rrudhani, i cili u vlerësua me mesataren 7,9. Rrudhani ishte golashënuesi i vetëm i ndeshjes. /Insajderi.org/