Insajderi
Botë

Hakerë të lidhur me Iranin futen në e-mailin personal të drejtorit të FBI-së, çfarë arritën të zbulonin 

Insajderi
27 March 2026 - 19:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hakerë të lidhur me Iranin futen në e-mailin personal të drejtorit të FBI-së, çfarë arritën të zbulonin 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Materialet e publikuara përfshijnë fotografi të Patelit nga periudha përpara se ai të merrte drejtimin e FBI-së, si dhe e-maile që datojnë nga viti 2011 deri në 2022. Sipas një shqyrtimi paraprak, ato përmbajnë korrespondencë personale, biznesi dhe udhëtimi me kontakte të ndryshme.

Ekspertët theksojnë se incidenti nuk përbën një shkelje të sistemeve të FBI-së, por një komprometim të llogarisë personale të email-it.

Rasti u raportua fillimisht nga Reuters dhe vjen në një kohë tensionesh të larta mes SHBA dhe Iranit.

Nuk është hera e parë që Patel bëhet objektiv. Në fund të vitit 2024, ai ishte paralajmëruar nga autoritetet për një tjetër sulm kibernetik iranian që kishte synuar komunikimet e tij personale, si pjesë e një fushate më të gjerë ndaj zyrtarëve të lidhur me administratën e Donald Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark