Hakerët vodhën Bitcoin me vlerë 40 milionë dollarë nga Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptovalutave në botë.
Sipas njoftimit të kompanisë, përcjell Telegrafi, mbi 7 mijë Bitcoin u vodhën nga hakerët duke përdorur një shumëllojshmëri teknikash, duke përfshirë phishing, viruse dhe sulme të tjera.
Njoftimi thotë se paratë e përdoruesve nuk do të prekën, sepse kompania do të përdor fondin e saj të sigurt të aseteve për të mbuluar humbjen.
Çmimi i Bitcoinit ra me 4.2 për qind pas konfirmim të lajmit për vjedhjen.