×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haki Abazi e bën Kurtin palaço: Njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit

    Insajderi
    13 March 2024 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit.

    Lidhur me këtë ka reaguar ashpër ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi. Sipas tij, një vendim të tillë e kërkon veç një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit.

    “Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës Ortodokse Serbe duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhti. A kërkoi Kisha Serbe falje për krimet e bëra në Kosovë? Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fytyrë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegë Prishtinën e aktivistët do t’i shtyente drejt vdekjes!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

    Abazi e ka cilësuar Kurtin si “palaço”.

    “Hipokrizia shkon tutje, Donika Gervalla e ka njoftu këshillin e Evropës për vendimin e Qeverisë për urdhërin që qeveria i ka dhënë agjensionit katastral për zbatimin e vendimit për pronat e Kishës. Pse Jo vet Kryeministri, Pse Donika Gërvalla, me ndyt edhe një herë emrin e babait!?!? Çfarë do të ndodhë me pretendimet tjera të bazuar në këtë precedent!”, ka shkruar më tej Abazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark