×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haki Abazi godet Qeverinë Kurti, shkak Dejona Mihaili

    Insajderi
    28 December 2022 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas lirimit në arrest shtëpiak të ish policit serb Dejan Pantiq dhe reagimit të kryeministrit Albin Kurti me këtë çështje.

    Deputeti i LVV-së theksoi se me rëndësi janë veprimet dhe jo frazat, ndërkaq sipas tij, reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet.

    Përmes kësaj deklarate ai ka goditur qeverinë Kurti.

    “Ka rëndësi veprimi jo deklarimi dhe frazat. Reformimi i qeverisë dhe reformimi i gjyqësorit është imperativ urgjent dhe prioritet. Lëshimi i Pantiqit në arrest shtëpiak është dështim i gjithë zinxhirit institucional. Nuk bëhet shteti me njerëz që kanë privatizuar e kanë kriminalizuar sektorët vital në të kaluarën. Ne kemi marrë besimin për ndryshim dhe jo tolerim të avazit të vjetër”, tha Abazi.

    Ai më tej shtoi se “Sa bëni luftë e linçim të atyre që nuk mendojnë njëjtë dhe angazhoni luftë speciale kundër atyre që nuk mendojnë sikur Mihaili do të duhej të sqaroni pse keni adaptuar metodat e njëjta sikur këta që ishin në qeverisje të vendit deri para dy viteve!”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark