×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haki Abazi i reagon ashpër Kurtit: Me i falë tokë Kishës Ortodokse Serbe më së paku quhet tradhëti

    Insajderi
    13 March 2024 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës Ortodokse Serbe duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhëti”

    Gjatë ditës së mërkurë kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se sot qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

    E për ketë vendim i ka reaguar ashpër ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, i cili ka thënë se kjo “paku quhet tradhti”.

    Sipas Abazit, Kurti i opozitë do ta pështynte më fytyrë Kurtin e pozitës.

    “Me përkujtu masakrën e Mitrovicës dhe pas një ore me i falë tokë Kishës Ortodokse Serbe duke shkelur mbi gjakun e aktivistëve dhe kauzat kombëtare, më së paku quhen tradhti. A kërkoi Kisha Serbe falje për krimet e bëra në Kosovë? Një njeri i ligë e i sëmurë pas pushtetit mund ta bëjë këtë gjë. Po të ishte në opozitë Kurti sot do ta kishte pështyrë në fytyrë Kurtin në pushtet, do ta kishte djegë Prishtinën e aktivistët do t’i shtyente drejt vdekjes!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

    Abazi e ka cilësuar Kurtin si “palaço”.

    “Hipokrizia shkon tutje, Donika Gervalla e ka njoftu këshillin e Evropës për vendimin e Qeverisë për urdhërin që qeveria i ka dhënë agjensionit katastral për zbatimin e vendimit për pronat e Kishës. Pse Jo vet Kryeministri, Pse Donika Gërvalla, me ndyt edhe një herë emrin e babait!?!?  Çfarë do të ndodhë me pretendimet tjera të bazuar në këtë precedent!”, ka shkruar më tej Abazi.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark