×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hakiu vajton, Kusari-Lila e Fitore Pacolli festojnë bashkë me shefin

    Insajderi
    16 February 2023 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi sot në një debat televiziv ka dhënë disa përgjigje për pakënaqësitë e tij me partinë e Albin Kurtit. Gjatë kohës sa ai ishte në debat, deputetë të Lëvizjes po festonin me kryeministrin, Kurti. Disa prej tyre, Abazi i akuzoi për “luftë speciale” ndaj tij, shkruan Insajderi.

    Abazi u shpreh se ka qenë pikërisht shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila e deputetja Fitore Pacolli, që sipas tij kanë luftuar me çdo kusht, që ai të shkarkohet nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe largimin nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

    E pikërisht këto dy figura së bashku edhe me disa deputete tjera të Lëvizjes Vetëvendosje janë parë duke festuar pranë Albin Kurtit për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    “Natë festive. 15 vjet shtet përjetë”, është mbishkrimi që Pacolli I ka vënë fotografisë.

    Sot deputeti, Haki Abazi ka mbajtur konferencë shtypi në hollin e Kuvendit të Kosovës. Nga aty ai hodhi akuza të rënda kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit. Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urdhëruar që Kuvendit t’i kërkohet shkarkimi i Abazit nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe largimin nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

    Gjatë kësaj konference, ai ka akuzuar pushtetin, në krye me kryeministrin Albin Kurti, se duhet të intervistohen për zhdukjen e mostrave të aktivistit Astrit Dehari. Sipas tij, ka video që tregojnë se kush i ka marrë mostrat nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Akuza ka hedhur edhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të VV-së për “ngufatje të zërit të deputetëve”.

    Ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ministrja Albulena Haxhiu e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin.

    Për këto deklarime, Prokuroria e ka ftuar për intervisitmin deputetin Abazi.

    Abazi ka thënë se ekzistojnë edhe audio-incizime në të cilat, sipas tij, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe aktivistja e VV-së, Dejona Mihali, bisedojnë për ta ndalur zërin e deputetëve të pushtetit brenda Kuvendit.

    Abazi ka thënë se aktivistja e VV-së nga Shqipëria, Dejona Mihali, është masha e kontrollit e Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvend dhe, siç thotë ai, mbivendos mbi çdo deputet. Kjo, sipas Abazit, bëhet me urdhër të kryeministrit Kurti.

    Pavarësisht gjithë këtyre akuzave, ai ritheksojë së nuk ka votë kundër Qeverisë Kurti.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark