×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ende asnjë vizitë me presidentin Joe Biden – a është ky dështimi më i madh i Kurtit, Osmanit e Gërvallës?

    Insajderi
    10 April 2022 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një prej dështimeve të diplomacisë të Qeverisë Kurti po konsiderohet edhe mos vizita e deri tanishme me presidentin amerikan apo ndonjë figurë të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kështu të paktën ka thënë për InDoks, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës njëherit anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi.

    “Në këtë një vit në Politikën e Jashtme do të thoja që asnjëri nga tre përfaqësuesit tanë të Politikës së Jashtme nuk ka arritur të takohet me presidentin amerikan apo zëvendës presidentin amerikan unë nuk e kujtojë që kemi pasur një president apo kryeministër që e ka kaluar 1 vit dhe nuk e ka vizituar ‘Shtëpinë e Bardhë’, unë vlerësojë që kjo është një prej skandaleve ose dështimet sido ta quajmë më të mëdha që na ka ndodhur ne e dimë që ka qenë pandemi, e dimë që e kemi pasur një kohë të gjatë që nuk kemi pasur ambasadorë fuqi plotë në SHBA mirëpo nuk e vlerësojë që kjo e amniston një udhëheqës tonë të mos kenë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë”, ka deklaruar ajo.

    Ariana Musliu-Shoshi është aktive në komisionin parlamentar që mbikëqyr diplomacinë. Ajo thotë se e ka vështirë që të gjej gjëra pozitive për t’ia përmendur Kryediplomatës Gërvalla, e personave të tjerë që janë përgjegjës për politikën e jashtme në vend.

    Në anën tjetër ajo ka një sërë kritikësh që thotë që nuk po i bën vetëm nëpër media, por edhe direkt kurdo që Kryediplomatja iu vije në raportim.

    “Fillimisht Politikën e Jashtme do të thoja nuk mund t’ia atribuojmë të gjithën si suksesin si dështimin vetëm ministres së Jashtme sepse ne e dimë që me Kushtetutë është edhe presidentja edhe kryeministri ata në asnjë mënyrë nuk mund që ti amnistojmë  nga sukseset apo dështimet në Politikën e Jashtme tani pasi që jam pjesë e komisionit të MPJD e kam përcjell vazhdimisht punën dhe do të thoja që do të kisha pasur dëshirë por jo vetëm unë por secili nga ne që nëse një fushë do të kishte sukses në këtë 9 vjeçar të ishte Politika e Jashtme”, deklaroi Musliu-Shoshi.

    “…sepse, situata në Ukrainë është ajo e cila e ka ndryshuar rendin botërorë në të cilin jemi tani dhe rrjedhimisht ne do të duhej që të kemi një Politikë të Jashtme e cila është shumë intensive, çka kemi pa ne këtë 1 vit kemi pa punë të brendshme të Ministrisë të stafit shkarkime, emërime të stafit të ambasadorëve, nuk kemi pa punë reale në politikë të Jashtme pra nuk ka pasur takime të suksesshme bilaterale nuk ka pasur njohje të reja, nuk ka pasur anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kjo është Politika e Jashtme, nuk kemi pasur as fuqizim të marrëdhënieve me aleat të ri e lërë më më me të vjetër nuk e kemi as afërsinë që e kemi pasur dhe nuk do të thoja që kemi pasur një sukses sa i përket politikës së Jashtme”, është shprehur ajo.

    InDoks | Asgjë e mirë nga fronti i Gërvallës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark