×
  • Showbiz
  • Insajderi

    Halil Budakova president i Kosovës – regjisori flet rreth këtij posti

    Insajderi
    04 December 2020 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Regjisori Halil Budakova ka folur edhe rreth postit të presidentit pasi më parë është shprehur se dëshiron një ditë ta ketë këtë post.

    Në “Dhoma e Rrëfimit”, Budakova thotë se Kosovës i duhet një president ose kryeministër që është pak më i rreptë.

    “Nuk e dua politikën e as nuk më pëlqen por unë mendoj se Kosovës i duhet një qeveri stabile. S’jemi të kënaqur duhet të shprehen të gjithë. Inate me armik me pas duhet me i jep fund. Nëse e duam vendin tonë duhet me i dhanë hapësirë njëri-tjetrit. Nëse e kam thënë se dua të bëhem kryeministër ose president është për me i ba mirë Kosovës dhe duhet me qenë pak ma i rreptë, po të tregojë se unë goxha jam i rreptë me dashtë me qenë”, ka deklaruar Budakova.

    Se cili ishte mendimi i gruas së tij Meritës mund ta kuptoni në intervistën e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark