Diskutimet rreth punësimeve në Korporatën Energjetike kanë qenë temë diskutimi për pothuajse 3 ditë me radhë. I ftuar në linjë telefonike në Kanal 10, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka thënë se krejt ky reagim i mediave është pasi nuk duan të punësohen të rinjtë, shkruan Gazeta Insajderi
“Këto klithma qe po i bëjnë mediat nuk janë pse janë punësuar por vetëm ju pengon qe te punësohen te rinjtë tanë. Janë 120 të rinjë qe s’do te migrojnë por do te punojnë”, tha ai në Kanal 10.
Përkundër publikimeve të shumta rreth punësimeve partiake në KEK nga VV-ja, Thaçi prap se prap mendon se Vetëvendosje nuk ka pasur ndikim në këtë konkurs.
“Sa i përket militanteve nuk ka pas asnjë qasje ne ketë konkurs ju siguroj, ju garantoj, ka militant te Lidhjes Demokratike qe e kan bo atë”, ka thënë Thaçi
Ndërkaq, në lidhje me raportimet se Valon Gashi, i cili figuronte i pari në listë për pozitën “teknik i makinerisë”, në Korporatën Energjetike të Kosovës, është i afërm i Thaçit ai e mohoi këtë.
“Nuk është Valon Gashi nip i imi , do e dërgoj edhe në Gjykatë ketë rast”, ka thënë ai.