×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Halimi e LDK-së: Diskriminimi i grave në pozitat vendimmarrëse në RTK është evident

    Insajderi
    02 September 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook është ankuar për diskriminimi e grave në pozitat vendimmarrëse në RTK.

    Halimi i është referuar një shkrimi të “Kallxo.com”, i cili tregon se tri kandidate janë refuzuar për pozita menaxheriale në RTK, duke e vlerësuar se barazia gjinore është vlera fundamentale e shoqërive demokratike.

    “Aty ku gratë nënvlerësohen në raport me burrat dhe ku institucionet nuk njohin meritokracinë, ai vend vuan nga mungesa e drejtësisë dhe emancipimit shoqëror. Edhe pse Kosova ka një ligj për barazi gjinore, diskriminimi i grave në pozitat vendimmarrëse në RTK është evident dhe për këtë duhet reagim gjithëshoqëror. Barazia gjinore është vlera fundamentale e shoqërive demokratike. Kosova duhet ta jetësojë mendësinë përparimtare dhe kjo vlerë nuk duhet të mbetet peng e vendimeve arbitrare.”, ka shkruar Halimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark