Insajderi
Insajderi

Halimi: Greva po respektohet në Podujevë, ka pak përjashtime

Insajderi
15 September 2022 - 18:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Halimi: Greva po respektohet në Podujevë, ka pak përjashtime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa shkolla në komunën e Podujevës sot kanë mirëpritur nxënësit për të zhvilluar mësimin, ani pse nga SBASHK nuk është dhënë ndonjë njoftim për ndalim të grevës, shkruan Insajderi.

Insajderi sot ka kontaktuar me drejtorin e Arsimit në Podujevë dhe i njëjti tha se mësimi ka filluar në shkolla fillore e profesionale, ndërkaq në ato të mesme mësimdhënësit kanë hezituar të zhvillojnë mësimin.

Këtë po e kundërshton Kryetari i Sindikatës komunale të Arsimit Fillor dhe Arsimit të Mesëm në Podujevë, Fadil Halimi i cili thotë se greva po respektohet nga të gjitha shkollat e Podujevës,

“Greva është duke u respektuar në të gjitha shkollat e Podujevës, përveç ndonjë mesi mësimdhënësi ne ndonjë shkolle qe ka shpreh vullnetin me punu, i cili në asnjë rrethane nuk pengohet nga sindikata”, tha Halimi për Insajderin.

Halimi tha se greva nuk ka prapavijë politike por as insistimi për ta thyer atë.

“Insistimi për me thy grevën unë nuk mendoj se ka qëllime politike. As greva nuk është politike qysh po e trumbetojnë disa disa politikane e analiste. Thjesht greva ka për qellim ngritjen e mirëqenies sociale te punonjësve arsimore


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark