×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Halimi: Mos-koordinimi i Kosovës me aleatë ka prodhuar më shumë pasiguri dhe imazh negativ

    Insajderi
    17 June 2023 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka thënë se “mos-koordinimi” i Kosovës me aleatët ka prodhuar më shumë pasiguri si dhe imazh negativ.

    Halimi ka thënë se kjo ka sjellur një vend tensionesh ndëretnike me tendencë përshkallëzimi permanent, i pasigurt për investime.

    “Policë afër pensionimit, të kidnapuar nga xhandarmëria Serbe, gazetarë të sulmuar nga huliganë serb në veri dhe masa administrative ndaj mediave, si mekanizma frikësimi në Prishtinë, një kryetar komune i ngujuar në zyre dhe subjekt tallje në rrjete sociale”, janë disa prej rrethanave të krijuar nga “mos-koordinimi” i Kosovës me aletët sipas Halimit.

    Zëdhënësja e LDK-së ka theksuar se kjo situatë ka bërë që të jemi nën “masa ndëshkuese” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

    “Mospjesëmarrje e Ambasadorëve të shteteve mike në pritjen shtetërore me rastin e çlirimit dhe Kosova nën masa diplomatike të trajtimit me heshtje!”, vazhdon tutje Halimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark