Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e PDK-së, Sibel Halimi, ka vazhduar takimet me qytetarët për të prezantuar programin e saj qeverisës.
Halimi sot ka takuar banorët në lagjën Emin Duraku, me të cilët ka diskutuar për problemet e kësaj lagjeje me të cilat përballën banorët.
Ajo u ka premtuar se të gjitha mbeturinat do të reciklohen dhe se dyert e shtëpisë më nuk do të jenë deponi e mbeturinave.
“Me projektin tonë për mbeturinat, banorët e qytetit nuk do t’i kenë dyert e shtëpive deponi të mbeturinave. Ato do të klasifikohen e riciklohen të gjitha”, ka shkruar Halimi në Facebook.