×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Halimi për deklarimet e Kurtit se “do të shuhej opozita”: E rrezikshme për demokracinë

    Insajderi
    10 October 2023 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se postulati mbi  të cilin ndërtohet narrativa për “shuarjen e opozitës”, është e partisë në pushtet, duke specifikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

    Sipas Halimit, kësaj mendësie po i kontribuojnë edhe disa aktorë të tjerë në Kosovë, teksa shtoi se kjo është qasje e rrezikshme për demokracinë.

    “LDK po e bën diferencën, pikërisht duke kontribuar në një rrugë të re të qasjes së politikës karshi përditshmërisë së jetës së qytetarëve tanë”, tha Halimi, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, ajo tha se populizmit do t’i vije fundit, shuarja e të cilit, sipas saj, do t’i çlirojë qytetarët nga mashtrimi e propaganda.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark