Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga PDK, Sibel Halimi, ka vizituar mbrëmë stadiumin dhe ekipin e këtij qyteti.
Gjatë kësaj vizite ajo takoi edhe drejtorin sportiv Agron Selmanin dhe trajnerin e KF Ferizaj Arbnor Morina, me të cilët ka biseduar për nevojën që ka kjo komunë për një stadium të mirë.
Halimi ka premtuar se në udhëheqjen e saj do të ndertohet stadium i Ferizajt sipas standardeve evropiane.
“Qytetin e Ferizajt do ta bëjmë me stadium siç e meriton, me standarde që aplikohen nga FIFA dhe UEFA”, ka shkruar Halimi në Facebook.