×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Halimi: Pushteti ka urrejtje të frikshme ndaj gazetarëve

    Insajderi
    31 July 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas vendimit që rrezikon mbylljen e mediumit Klan Kosova.

    Ajo ka deklaruar se demokracia pa media vdes.

    “Një urrejtje e frikshme ndaj gazetarëve e partisë në pushtet e ka kontaminuar diskursin publik duke nxitur reagime destruktive të turmave ndaj medias”, ka shkruar Halimi.

    Tutje, ajo ka deklaruar se qeveria e Kurtit po synon të ushtrojë “pushtetin popullist dhe etatist” pa e kuptuar publiku.

    Postimi i plotë:

    Liria e shtypit është e arritur e lirisë dhe demokracia pa media nuk funksionon, pra ajo vdes.

    Një urrejtje e frikshme ndaj gazetarëve e partisë në pushtet e ka kontaminuar diskursin publik duke nxitur reagime destruktive të turmave ndaj medias.

    Partia e Albin Kurtit e urren jo vetëm mendimin ndryshe dhe kritikën, por vet të menduarit sepse ai konsideron se pa gazetarët ose me disiplinimin ose rreshtimin e tyre mund ta realizojë ideologjinë e tij të majtë, që në thelb anon kah shkatërrimi ekonomik i vendit në emër të luftës kundër oligarkëve.

    Të ushtrojë pushtetin popullist dhe etatist pa e kuptuar publiku.

    Të sundoj me turmat, pa llogaridhënie, prandaj sulmon me kaq zell gazetarët e që në thelb është armiqësi, urrejtje e polarizim.

    Një shumicë ideologjike me mendësi të tillë po e synon nënshtrimin e qytetarisë.

    Thuani jo!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark