×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haliti: Asociacioni i hap rrugë Kosovës, disa “patriotë” të VV-së po i ngatërrojnë gjërat me qëllim

    Insajderi
    20 February 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë se Plani Franko-Gjerman është i domosdoshëm të pranohet nga Kosova dhe Serbia.Haliti nuk e sheh këtë plan të favorshëm për asnjërin shtet, por sipas tij, është hap i rëndësishëm për hapjen e perspektivës të europianizimit të dy popujve.

    “Plani franko-gjerman, nuk është i favorshëm as për Kosoven e as për Serbinë, por është domosdoshmëri e kohës dhe procesit të negociatave të pranohet nga të dyja palët, me qëllim që të hapet perspektiva e europianizimit të të dy popujve”, tha Haliti.

    Haliti thotë se çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është problematike, teksa kritikoi edhe disa nga eksponentët e partisë në pushtet, që sipas tij janë duke i ngatërruar gjërat.

    “Sa i përket Asociacionit, që është mjaft problematik, por kam përshtypje që mediet dhe disa eksponentë të VV dhe disa patriotë të vetëshpallur po i ngatërrojnë gjërat me qëllim dhe për llogari pa barazim”, thotë Haliti.

    Sipas tij, formimi i Asociacionit i hap rrugë Kosovës për integrim në NATO, BE, OKB dhe OSBE. Garantuese që Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive do të ShBA-ja dhe BE-ja.

    “Asociacioni i hapë rrugë Kosovës me u integru në institucione ndërkombëtare që nga NATO, BE, OKB, OSBE etj, ndërsa serbëve të Kosovës ju mundëson daljen nga kthetrat pengmbajtëse të shovenizmit serbomadh dhe çlirimin nga tutela e Serbisë. Ata do jenë qytetarë të respektuar të Kosovës, por me të drejtë që disa çështje që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm t’i kenë të mundshme. Ndërse BE-ja dhe SHBA-ja do jenë garantuese që Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive”, tha Haliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark