×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haliti: Ky draft-statut i Asociacionit do të jetë edhe më i keq sesa i kaluari

    Insajderi
    07 November 2023 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me përfaqësuesit e partive opozitare, me të cilët ka biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që u është prezantuar në fund të tetorit Prishtinës dhe Beogradit.

    Mirëpo, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vlerësoi që ky draft do të jetë “më i keq”, se ai i kaluari.

    “Nga marrëveshjet e mëhershme, ne jemi vonuar për shkak të debateve, për shkak të përplasjeve, për shkak të gabimit të parë që nuk e kemi bërë statutin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese, por e kemi dërguar marrëveshjen. Tani nuk e besoj që ka të arritura më të mëdha. Nuk dua të akuzoj, po ky draft do të jetë më i keq, se ai që ka qenë më herët. Vetë fakti që po deklarohet autonomia e veriut, do të thotë që ekziston diçka e tillë në margjinat e bisedimeve”, deklaroi Haliti në Tëvë1.

    Lajçaku ka nisur dje një vizitë në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ndërsa sot ka takuar edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark