×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haliti për planin e BE-së: 8 me 2 për Kosovën, Serbia nuk e nënshkruan

    Insajderi
    07 March 2023 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Plan-Propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është “8 me 2” për Kosovën, beson deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, derisa vlerëson edhe se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk do ta nënshkruajë këtë marrëveshje.

    Tetë pika janë në favor të Kosovës, ndërsa vetëm 2 për Serbinë, thotë ai, të cilat “në njëfarë mënyre do të krijojnë probleme për Kosovën”, ndërsa shtoi se “hallin e kam te statuti i Asociacionit dhe se si do ta zgjdhim”.

    “Unë mendoj se ata [Serbia] nuk do ta nënshkruajnë”, i tha Haliti ATV-së, por se beson se “loja e Serbisë është të na shtijnë neve të mos e nënshkruajmë”.

    Megjithatë, Kosova duhet ta nënshkruajë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, beson Haliti, teksa edhe vlerëson se “jemi në presion të madh”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark