×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti shfaqet optimist për të ardhmen e PDK-së: Po bëhemi gati të dalim të parët në zgjedhje

    Insajderi
    06 April 2024 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se partia e tij është duke u bërë gati që të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

    Ai ka folur edhe për rezervat që ka për Ligjin e Zgjedhjeve.

    Së pari ligji i zgjedhjeve është bërë shpejtë dhe i pa analizuar, votimi i diasporës dhe rezultatet e këtij votimi do jetë me shumë pikëpyetje. Sidoqoftë pa u thelluar në rezervat që kam për rezultatin e zgjedhjeve sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike është duke u përgatitur që të dalë e para në këto zgjedhje. Shpresoj që listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme do jenë të studiuara mirë dhe ata që zgjidhen do i shërbejnë vendit e jo shefit”, tha Tahiri.

    Në zgjedhjet e fundit nacionale, Lëvizja Vetëvendosje pati dalë partia e parë me 50.28 për qind, PDK e dyta me 17.09 për qind, LDK e treta me 12.73 për qind dhe AAK-ja e katërta me 7.1 për qind.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark