×
  • Sport
  • Sport

    Hallakamë në FFK, Eroll Salihu dhe Muharrem Sahiti pritet të shkarkohen nga Agim Ademi

    Insajderi
    14 June 2021 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Federata e Futbollit e Kosoveës nuk po kalon ditë të mira sa i përket organizimit të brendshëm. 

    Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka kaluar nëpër turbulenca edhe në muajt e fundit derisa ishte shkruar në medie për një konfrontim fizik në mes presidentit Agim Ademi dhe sekretarit gjeneral, Eroll Salihu. 

    “Zeri.info” nga burime të mirë informuara merr vesh se Agim Ademi së bashku me Komitetin Ekzekutiv pritet që ta shkarkojë Eroll Salihun. 

    “Zeri” gjithashtu mëson se Salihu ua ka dërguar nga një letër anëtarëve të Komitetit se do të flas në medie për keqpërdorimet që janë bërë në FFK prej kohës kur Agim Ademi e mori mandatin e kryetarit teksa e ka zëvendësuar legjendën Fadil Vokrri. 

    Arsyet e veërteta të largimit të Salihut do të zbulohen së shpejti.

    Krahas Salihut,  pritet të largohet edhe drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti. 

    Sipas burimeve të “Zerit”, Muharrem Sahiti ka lobuar së fundmi në Rajonin e Gjilanit që mos të shkarkohet Eroll Salihu derisa me ta zbuluar këtë lajm, kryetari Ademi ka vendosur që edhe atë ta largojë nga detyra. /Zeri.info

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark