×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Halloween” sot/ Trafiku Urban del me një thirrje dhe një paralajmërim për qytetarët

    Insajderi
    31 October 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot po shënohet dita e “Halloween”, apo nata e frikshme, ku njerëzit maskohen në mënyra të ndryshme.

    Në vitet e kaluara në Prishtinë autobusët e “Trafiku Urban”, kanë pësuar dëme pasi janë goditur nga fëmijët me vezë dhe me gjësende të tjera.

    Me këtë rast, Trafiku Urban ka bërë thirrje për qytetarët që të kujdesen që fëmijët e tyre të mos godasin, pasi mund të lëndohen udhëtarët.

    “Sot, me rastin e Halloween, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi. “Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Në njoftimin e publikuar në “Facebook”, ata kanë paralajmëruar se në të kundërtën do të përdoren kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohen që personat që e dëmtojnë ndonjë autobus, të ndëshkohen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark