Insajderi
Botë

Hamasi mirëpret vendimin e GJND-së për të vendosur masa emergjente kundër Izraelit

Insajderi
26 January 2024 - 17:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamasi mirëpret vendimin e GJND-së për të vendosur masa emergjente kundër Izraelit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hamasi ka thënë se mirëpret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të vendosur masa emergjente kundër Izraelit.

GJND-ja tha më herët se do të merrte në shqyrtim çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit, megjithëse zgjodhi të mos urdhëronte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, shkruan Sky News.

Megjithatë, vendosi për një sërë masash emergjente kundër Izraelit, duke përfshirë kufizimin e vrasjeve dhe dëmtimeve të civilëve.

Hamasi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i kërkojë Izraelit të zbatojë vendimet e gjykatës dhe të ndalojë atë që ata e quajtën “gjenocid” të vazhdueshëm kundër palestinezëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark