×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hamasi reagon ashpër pas vetos se SHBA-së për një armëpushim në Gaza

    Insajderi
    09 December 2023 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hamasi ka dënuar veton e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës, duke e përshkruar lëvizjen e Uashingtonit si imorale dhe çnjerëzore, raportojnë mediat e huaja.

    “Pengimi nga SHBA për nxjerrjen e një vendimi që kërkonte një armëpushim është i barabartë me bashkëpunim të drejtpërdrejtë në masakrën e popullit tonë nga okupimi, në kryerjen e më shumë masakrave dhe spastrimit etnik”, thekson Izat el Resik, një anëtar i byrosë politike të Hamasit.

    13 vende ishin në favor, SHBA vendosi veton dhe Mbretëria e Bashkuar abstenoi. Shtetet e Bashkuara kishin sinjalizuar më parë mosmiratimin e draft tekstit. Një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit me të drejtën e vetos, SHBA-ja i ka rezistuar vazhdimisht thirrjeve për një “armëpushim”, duke theksuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor.

    Votimi ishte përpjekja e gjashtë e grupit 15 anëtarësh për të arritur një konsensus mbi luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit. Vetëm një votim i mëparshëm ishte i suksesshëm, i cili kërkoi muajin e kaluar për krijimin e “pauzave dhe korridoreve humanitare” në Gaza./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark