×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hamasi thotë se lëshoi raketa drejt Jerusalemit dhe Tel Avivit

    Insajderi
    16 October 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi sirenat u dëgjuan në Jerusalem më herët, krahu i armatosur i Hamasit thotë se hodhi raketa drejt Jerusalemit dhe Tel Avivit.

    Në një deklaratë, Brigadat Qassam deklaruan se sulmi ishte në përgjigje të forcave izraelite që “shënjestronin civilët”, shkruan Al Jazeera.

    Ndërkaq, të paktën 2,808 palestinezë janë vrarë dhe 10,859 janë plagosur në Rripin e Gazës nga bombardimet izraelite, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

    Palestinezët u mblodhën në rrugët e disa qyteteve në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar duke bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve izraelite në Gaza.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark