×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hamiti i LDK-së: Kosova është shtet unitar jo federal, s’do duhej të kishte as Asociacion Plus

    Insajderi
    02 May 2023 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti në ditën e takimit të kryeministrit Kurti me presidentin serb Vuçiq, ka thënë që nuk do të ketë “Republika Sërpska” në Kosovë.

    Asociacion, sipas tij, nuk duhet të ketë sepse Kosova është shtet unitar e jo federal.

    “Kosova është shtet unitar, jo federal. Bosnja dhe Hercegovina është shtet federal. Prandaj, në Kosovë s’do të duhej të kishte as Asociacion Plus!”, shkruan Hamiti në Facebook.

    Sot, më 2 maj po mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në të cilin po diskutohet për draft-statusin e Asocicacionit dhe për Deklaratën për Personat e Zhdukur, për të cilën janë pajtuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark