×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hamiti për vonesën e emërimit të ambasadorëve: Kosova i ka punët keq me shërbimin diplomatik

    Insajderi
    23 September 2021 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti ka komentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjegjësisht të presidencës për shkarkimin e 12 ambasadorëve nëpër vende të ndryshme të botës.

    Hamiti në intervistë për InDoks, është shprehur se shkarkimi në masë është problematik.

    “Teknikisht i thonë lirim nga detyra mirëpo në masë është problematik – pse është problematik, ju po e shihni janë bërë katër muaj sot jemi 16 shtator u liruan nga detyra dhe u tha se ambasadorë do të ktheheshin në shtëpi par fundit të gushtit të këtij viti. Gushti shkojë jemi në gjysmën e dytë të shtatorit ne s’kemi ende fillim të procedurës, ndoshta kemi parafilllim të procedurës për emërim të ambasadorëve në këto vende dhe në vendet e tjera ku nuk kemi ambasadorë”, ka thënë ai.

    Ai përmend rastin se si edhe Londra ka mbetur ka ambasador që nga largimi i tij nga kjo pozitë.

    “… sepse do ta them – për hir të vërtete që ne nuk kemi ambasador në Londër tash e 3 vjet dmth ka pasur qeveri edhe më herët që se kanë përmend këtë punë për arsye të ndërrimeve të shpeshta e ku ta di unë, por dmth kjo është papërgjegjësi e Kosovë”, u shpreh ai.

    Sipas ish-diplomantit Kosova i ka keq punët me politikën e jashtme. “Një shtet i pavarur tash e 13 vjet, që i ka punët më keq me shërbimin diplomatik se që i ka pasur para 10 apo 9 vitesh kur e kam lënë unë këtë punë”, tha Hamiti.

    Hamiti gjatë kësaj interviste ka sqaruar se sa kohë merr deri tek emërimi i një ambasadori të ri.

    “Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i merr këtë në intervistë kandidatë pastaj sigurisht janë procedurat tjera që nga ana e Kosovës edhe mund edhe të mos zgjasin shumë për arsye se kemi një pushtet një qeveri dhe presidencë që mund të themi është pa kontrolle shumë të mëdha të jashtme në kuptimin që kanë shumicë në qeveri dhe mund ti emërojnë, mirëpo merr kohë procedura e marrjes së pëlqimeve agremane për ambasadorë me muaj nganjëherë në raste të rralla deri në një vjet apo gjysmë viti. Kështu që, realisht të gjitha punët po të shkonin mirë pa kush nëse do të ndodhte që dikush të merrte agremane për të ia nisur punës nga fillimi i vitit të ardhshëm”, ka deklaruar ai.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark