Sami Hamiti, anëtar i LDK-së në KQZ, i është kundërpërgjigjur drejtorit të Zyrës së Regjistrimit të Partive Politike, Yll Buleshkaj, në lidhje me certifikimin e kandidatëve për deputet që janë me aktakuza, shkruan Insajderi.
Hamiti ka thënë se kjo çështje është banalizu tashmë, derisa ka pohuar se vendimi që ka ardh nuk kërkon interpretim por vetëm zbatim.
“Vendimet kanë ardhë me një kërkesë. Dhe ty s’të jep të drejtë më interpretu, vetëm e zbaton. Ti duhet të tregosh çka ka ndiku, kjo çështje është banalizu, derisa kjo vetëm është dashur të zbatohet. E keni mundësinë me i zavendësu”, ka thënë ai.
Kujtojmë se ZRP ka rekomanduar që Albin Kurti dhe të tjerët të certifikohen dhe të kenë të drejtë të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit./ Insajderi.org