Insajderi
Lajme

Hamza: Nuk ka marrëveshje, s’kemi mbërri fare deri te propozimi i emrit për president

Insajderi
04 March 2026 - 14:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hamza: Nuk ka marrëveshje, s’kemi mbërri fare deri te propozimi i emrit për president
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nuk ka ftesë për seancë.

Hamza po ashtu tha se nuk kanë marrëveshje dhe rrjedhimisht as emër për president.

“Jo nuk ka marrëveshje. S’kemi propozuar se s’kemi mbërri fare deri te propozimi. Ne kemi folur parimisht, kemi dashur me pasur vendi një president, urojmë që të ketë president. Ne kemi kërkuar që paraprakisht të dakordohemi që presidenti të zgjidhet i propozuar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, një emër dinjitoz shumë, që s’do të thotë brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, po mund të jetë edhe jashtë strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, që i ka atributet dhe kualitetet që duhet t’i ketë një president“, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark