Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vazhduar me aktivitetet e tij të fushatës me një vizitë në “London School” në Mitrovicë, biznes i një ndërmarrëse të re.
Hamza ka premtuar se gratë ndërmarrëse, vajzat e reja që kanë ide inovative për të krijuar biznese të tyre, do t’i mbështesë me grante investive dhe do t’i eliminojë taksat komunale për bizneset e udhëhequra nga gratë dhe vajzat.
Statusi i plotë i kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës:
“London School” është biznes i një ndërmarrëse të re, e cila me guxim, vizion dhe me shumë përkushtim ka arritur t’u përgjigjet shumë mirë nevojave të fëmijëve për mësimnxënie në Mitrovicë.
Gratë ndërmarrëse, vajzat e reja që kanë ide inovative për të krijuar biznese të tyre, do të mbështeten me grante investive dhe ne do t’i eliminojmë taksat komunale për bizneset e udhëhequra nga gratë dhe vajzat.
Bashkë për përkrahjen e grave dhe vajzave ndërmarrëse. Bashkë për Mitrovicën!