×
Show

Hanks: Dieta më shkaktoi diabetin

Insajderi
19 May 2016 - 09:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Jam treguar totalisht idiot” ka thënë Tom hanks për mikrofonët e Radio Times duke pranuar fajet e tij. “Nëse jam me diabet për këtë jam unë përgjegjësi i vetëm. Është faji i mënyrës aspak të shëndetshme se si jam ushqyer”.

Aktorit i ishte diagnostikuar sëmundja që më 2013 dhe ai vetë ishte rrëfyer në TV se vuante diabetin e llojit të dytë.

Në fakt ka dy lloje diabetesh: lloji 1 dhe lloji 2.

Lloji 2 është më i zakonshëm, sidomos mes të moshuarve dhe lidhet me obezitetin.

Mund të shkaktojë insuficiencë në veshka, thatësi dhe madje edhe prerjen e arerieve të poshtme. Për më tepër ai rrit rrezikun e sëmundjeve në zemër, shkruan mapo.al

“Mund të ketë qenë edhe faji i filmave, por mbitëgjitha faret nga dieta ime aspak e shëndetshme. Jam pjesë e brezit të amerikanëve dembelë që kanë vite që shkojnë nëpër festa, hanë në mënyrë të çrregullt dhe që tani janë të sëmurë. Mendoja se mund të mjaftonte të hiqja cheeseburger-at nga dieta, por duhet diçka më tepër…”.

Megjithatë aktori ka ende shpresa se mund të shërohet dhe mjeku i ka thënë se mund t’ia dalë mbanë nëse arrin peshën ideale.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark