×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Hapet edicioni i 11-të i Festivalit të Arkitekturës

    Insajderi
    05 July 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cili duhet të jetë kontributi ynë për një të ardhme më të qëndrueshme? Kjo është pyetja që do të shtrohet në edicionin e 11-të të Festivalit të Arkitekturës në Kosovë, që mbrëmë shënoi hapjen zyrtare në hapësirat e Lapidariumit të Muzeut të Kosovës.

    Tema e këtij viti është “Certain Uncertainties”, teksa ekspozita “Cities Connection Project” është një nga aktivitetet e para të edicionit të sivjetmë.

    Festivali i arkitektëve, planifikuesve, dizajnerëve e krijuesve, premton një javë plot aktivitete, programi i plotë i të cilave është publikuar në Kosovo Architecture Festival. Pjesë e ngjarjeve do të jenë edhe hulumtues të përzgjedhur për të udhëhequr ligjërata e punëtori, që do të mbahen në hapësirat e Kino ARMATA.

    Ky festival është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark