
Sonte, në ambientet e televizionit “Kanal 10”, është hapur ekspozita personale e pikturave të Halil Matoshit. Kjo ekzpozitë ka titullin “Kujtesa e ujit” dhe në të janë të ekspozuara piktuat e Matoshit të realizuar në vitet e fundit.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më datën 20 gusht dhe është organizuar në shenjë të trevjetorit të themelimit të televizionit të lartcekur, në të cilin krijuesi Matoshi është i angazhuar në cilësinë e komentatorit politik.
Halil Matoshi, përpos mjeshtërisë së pikturimit, shquhet edhe si poet i vlerësuar lart nga kritika letrare në Kosovë, si dhe si publicist, mendimet e të cilit kanë zgjuar kureshtje dhe priten me vëmendje nga njohësit e rrethanave politike në vend.
Halil Matoshi është autor i këtyre veprave:
1.“Frymë varresh në dallgore” (poezi), “Bota e re” 1988;
2.“Udhëtim nëpër ëndërr të keqe” (libër mikst), 1994;
3.“Lajmësi memec” (tregime), 1996
4. “Udhëtim nëpër zhgjëndërr të keqe” (ditar lufte dhe ese) 2000;
5..“Hija e Krishtit” (poezi), 2004;
6.“Katedralë letre” – Një ese për qytetin dhe tregime tjera; 2011;
7. “N’zanafillë”, poezi, 2013;
8. “Gdhendje drite”, poezi, 2020
9. Lil’s poem”, poezi, 2023.