×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Hapet ekspozita personale “Rezistenca” e Hazir Rekës

    Insajderi
    12 June 2023 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fotoreporteri i luftës së fundit në Kosovë, Hazir Reka, këtë të diel hapi ekspozitën e tij personale, të titulluar “Rezistenca”.

    Ekspozita personale e Hazir Rekës u hap në ambientit e hotel “Grandi” në qendër të Prishtinës.

    Hazir Reka njihet si fotoreporteri që dokumentoi ngjarje të rëndësishme të Kosovës, demonstratat, luftën, masakrat e shpërnguljen e shqiptareve të Kosovës gjatë viteve 98-99. Punoi për kohë të gjatë në gazeta vendore e agjensione lajmesh ndërkombëtare.

    Sipas njohësve të artit fotografik, kulturës dhe rrethanave shoqërore, kemi të bëjmë me një ekspozitë mjaft të rëndësishme e tejet domethënëse, të cilën duhet ta vizitojë secili që dëshiron të mësojë për të kaluarën e afërtë të Kosovë dhe dhunën, tmerrin dhe torturat nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.

    Ekspozita e cila sjell fotografi të rezistencës së 29 gushtit të vitit 1990, risjell pas 33 vitesh në kujtesën kolektive periudhën e tmerrshme në popullit të Kosovës nën okupimin serb.

    Për më tepër, kjo ekspozitë u hap në këtë ambient, meqë 33 vite më parë, pikërisht në këtë vend u mbajt edhe takimi me delegacionin amerikan, e ku Reka ka shkrepur me aparatin e tij momente delikate nga ai takim, e të gjitha këto imazhe u sollën sot para publikut.

    I pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishte i pari i Prishtinës, i cili në fjalimin e tij theksoi rëndësinë që e kanë këto fotografi në njohjen, përkujtimin dhe dokumentimin e ngjarjeve të vështira nëpër të cilat kanë kaluar populli i Kosovës. / Kultplus/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark