Sot është hapur Java e Krenarisë e cila do të adresojë çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare.
Gjatë këtij organizimi kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Është dita e parë pas zgjedhjeve që dëshmuan se Kosova qëndron në shtyllat e demokracisë. Fushata ishte e qete dhe në fund rezultatet u pranuan nga të gjithë. Kjo dëshmon se Kosova ka hyrë në një fazë të pjekur të vetëdijes qytetare”.
“Beteja për të drejtat e njeriut ashtu siç janë definuar në Kushtetutën e Kosovës ende nuk ka përfunduar”.
“Komuniteti LGBTI ke ende shumë arsye për të luftuar për drejtësi dhe barazi. Unë ndihem mirë kur shoh organizimin dhe agjendën e kësaj jave”.