×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Hapet konkurs për angazhim në institucionin e Operës së Kosovës

    Insajderi
    06 July 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur konkurs për angazhimin në institucionin e Operës së Kosovës.

    Konkursi në fjalë hapet për realizimin e shfaqjes operistike “Goca e Kaçanikut” të kompozitorit të mirënjohur shqiptar, akademik Rauf Dhomi.

    Në këtë konkurs, sipas njoftimit zyrtarë, do të kërkohen:

    • 55 instrumentistë;
    • 40 koristë;
    • 6 solistë.

    Konkursi është i hapur deri më 31.07.2023, ora 16:00.

    Formularët dhe kriteret e konkursit, të interesuarit mund t’i gjejnë në ueb-faqen e MKRS-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark