Lagjes Dardania në Prishtinë i shtohet një aromë e mrekullueshme. Premium Bakery hap pikën e saj më të re nën Orën e Kurrizit.
Premium Bakery sot ka hapur furrën e saj më të re në Lagjen Dardania, gjegjësisht nën Orën e Kurrizit.
Tani, të gjithë do të kenë mundësinë që të shijojnë shumë-llojshmëri produktesh të freskëta. Aty mund të gjeni një gamë të gjërë produktesh nga brumi, ëmbëlsira, sandwicha dhe pije të ndryshme.
Furra e Premium Bakery do ju shërbej të gjithë konsumatorëve me korrektësi dhe dashni gjatë gjithë kohës.
Ju ftojmë të vizitoni këtë furrë dhe të bindeni me cilësinë e produkteve që ofrohen aty.
Përpos pikave të saja, Premium Bakery prodhon rreth 75 produkte në fabrikë, e cila është një ndër fabrikat më të mëdhaja dhe avancuara për prodhimin e produkteve nga brumi në Rajon. Produktet e saj shpërndahen çdo ditë të freskëta në gjithë Kosovën.
Ato prodhohen në një ambient plotësisht të mbrojtur, të kontrolluara në laborator dhe me makinerinë më të avancuar në Europë.