×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë

    Insajderi
    18 October 2023 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë është hapur plotësisht për qarkullim mëngjesin e 18 tetorit, gati një muaj pasi ishte mbyllur.

    Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se kjo pikë kufitare është hapur në orën 08:30 të së mërkurës.

    Pikëkalimi kufitar në Jarinjë, por edhe ai në Bërnjak që gjenden në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe u mbyllën nga autoritetet e Kosovës më 24 shtator, pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovë, që autoritetet në Prishtinë e cilësojnë si sulm terrorist.

    Bërnjaku veçse është hapur për hyrje/dalje më 4 tetor, ndërkaq Jarinja ka qenë e bllokuar për hyrje në Kosovë, ndërkaq ishte e hapur vetëm për dalje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark