Fushata zgjedhore për zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 14 shkurt tashmë është hapur zyrtarisht.
E i pari që e bëri publike hapjen e fushatës është kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti.
Përmes një video të publikuar në Facebook, Hoti ka shkruar “Hapja e fushatës zgjedhore #shtetishtet”.
Nëpërmes kësaj video Hoti ka shpalosur pikat kyce të programit të tij qeverisës.
Fushata zgjedhore ka filluar pas orës 00:00 të datë 3 shkurt, nga ky moment partitë politike kanë 10 ditë afat për të bërë fushatë. /Insajderi.org